Familjet me binjakë, po bëhen gjithnjë e më të zakonshme.
Që nga fillimi i viteve 1980 ka pasur një rritje të qëndrueshme vit pas viti në lindjet e shumëfishta.
Në këtë kohë, u përhap më shumë trajtimi i fertilitetit dhe lindjet u bënë më të sigurta sepse shumica e tyre diagnostikoheshin që herët me skaner, shkruan Practical Parenting transmeton Gazeta Shneta.
Ndonëse në fillim perspektiva e rritjes së binjakëve mund të duket tepër e vështirë, nuk ka asnjë arsye pse të mos e përballoni po aq mirë sa edhe një foshnje të vetme.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.
Tri arsye pse mund të mos flenë binjakët tuaj:
– Ata shpesh lindin para kohe që do të thotë, se kanë nevojë të ushqehen më shpesh se të sapolindurit e tjerë.
– Ka mundësi më të madhe që ata të kalojnë kohë në pavionin e kujdesit të posaçëm të foshnjave (inkubatorë), që do të thotë se mësohen me prekje dhe përkujdesje në intervale të shpeshta.
– Ka mundësi më të madhe që gjatë natës për ta – të kujdesen njerëz të ndryshëm edhe nëse ushqehen me gji, partneri mund t’u ndërrojë pelenat sepse është e vështirë që të merrni me dy foshnja në të njëjtën kohë, kështu që atyre mund t’u duhet njëfarë kohe sa të mësohen me mënyrat e ndryshme me të cilat trajtohen. /Gazeta Shneta/