Fëmijët, nënat e të cilëve shpesh flasin në telefonat e tyre celularë ndërsa janë shtatzënë, kanë më shumë gjasa të jenë hiperaktive.
Të rinjtë e moshës pesë deri në shtatë vjeç kanë 28 për qind më shumë gjasa të vuajnë nga hiperaktiviteti nëse nënat e tyre kishin folur në celular katër herë, ose për më shumë se një orë në ditë shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Fëmijët, nënat e të cilëve asnjëherë nuk kanë përdorur një telefon celular gjatë shtatzënisë, kanë rrezik më të ulët të problemeve të sjelljes ose emocionale.
Kjo mund të jetë për shkak të valëve të radios, të njohura si rrezatim elektromagnetik, të dhënë nga telefonat celularë, që kanë pasoja të pasigurta shëndetësore.
Shkencëtarët nga e gjithë bota analizuan më shumë se 83.884 çifte nënë-fëmijë në Danimarkë, Holandë, Norvegji, Spanjë dhe Kore nga 1996 deri në 2011./Gazeta Shneta/