Koronavirusi është një sëmundje aq e pa e papritur sa që shumica prej nesh janë të gatshëm të bëjnë gjithçka që mundemi për të mbrojtur veten nga infektimi me virus – ose të paktën të shmangin një rast serioz.
Kjo është arsyeja pse kaq shumë njerëz u janë drejtuar vitaminave dhe suplementeve si një mënyrë e natyrshme për t’i dhënë sistemit të tyre imunitar një nivel të lartë force në luftën kundër Covidit shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.
Fatkeqësisht, kjo mund të jetë thjesht dëshirë. Një studim i ri i botuar më 12 shkurt në JAMA Network Open sapo konfirmoi se disa vitamina të zakonshme nuk do ti ndalojnë simptomat tuaja të Covidit.
Marrja e vitaminës C dhe zinkut nuk do t’ju ndihmojë të luftoni simptomat e Covid-19.
Studiuesit për këtë hulumtim mblodhën 214 pacientë me koronavirus që po shëroheshin nga Covidi në shtëpi.
Në mënyrë të rastësishme, disa subjekteve u caktua të merrnin doza të larta ose zinku, vitamine C, ose të dy shtesave për 10 ditë.
Pacientët e tjerë nuk morën shtesa dhe vetëm kujdes standard si pushimi, hidratimi dhe ilaçet për uljen e etheve.
Sidoqoftë, studimi u ndalua herët sepse studiuesit hetuan se përgjatë kësaj kohe nuk kishte “asnjë ndryshim të rëndësishëm” në zvogëlimin e simptomave nga ata që morën një ose dy shtesa vitamina C dhe zink krahasuar me ata që nuk morën fare shtesa ushqimore.
“Për fat të keq, këto dy shtesa nuk arritën të përmbushin vrullin e tyre” tha Dr. Erin Michos një profesor i asociuar në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Johns Hopkins.
Jo vetëm që nuk kishte prova se këto shtesa ndihmojnë persona e infektuar me Covid – por pacientët që marrin vitaminë C dhe zink në sasi të mëdha raportuan efekte anësore të pakëndshme.
Më shumë efekte anësore si nauze, diarre dhe dhimbje barku u raportuan në grupet të cilat kishin marr shtesa ushqimore si vitaminë C dhe zinku.
Sipas studiuesve, zinku mund të prodhojë një shije metalike, gojë të tharë dhe intolerancë gastrointestinale kur jepet në doza të larta.
Ndërsa, dozat e larta të vitaminës C mund të shkaktojnë edhe intolerancë gastrointestinale – gjë që u pa qartë në këtë studim, pasi një përqindje më e lartë e pacientëve që merrnin dozë të madhe të vitaminës C raportuan të përziera, diarre dhe dhimbje barku.
Kërkimet janë ende kryesisht të paqarta nëse këto vitamina ndihmojnë edhe çështje të tjera shëndetësore.
Vitamina C dhe zinku janë suplemente që jepen pa recetë dhe që ndihmojnë në rritjen e sistemit imunitar, prandaj disa ekspertë i kanë sugjeruar ato si trajtime të mundshme në luftën kundër Covidit, vunë në dukje autorët.
Por në përgjithësi, hulumtimi për marrjen e këtyre suplementeve për të ndihmuar me infeksionin Covid është ende i pasigurt. /Gazeta Shneta/