Një studim i ri nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) zbuloi se pothuajse 41% e të anketuarve janë duke luftuar me çështje të shëndetit mendor që rrjedhin nga pandemia e Covid-19.
Sipas studimit të më shumë se 5.400 të rriturve që jetojnë në SH.B.A. – të kryera gjatë javës së fundit të muajit qershorit, 40.9% e të anketuarve raportuan të paktën një gjendje shëndetësore mendore ose të sjelljes shkruan CNN duke përfshirë kështu:
31% thanë se kishin përjetuar simptoma ankthi ose depresioni;
26% thanë se kishin përjetuar trauma ose simptoma të çrregullimit të lidhura me stresin;
13% thanë se kishin filluar ose rritur përdorimin e substancave;
11% thanë se e konsideruan seriozisht vetëvrasjen në 30 ditët e fundit;
Gjetjet u raportuan të enjten në revistën ‘Morbiditeti dhe Mortality Report Weekly’, botuar nga CDC transmeton Gazeta Shneta.
Autorët e studimit përfunduan se: Vlerësimi periodik i shëndetit mendor, përdorimi i substancave dhe ideja e vetëvrasjes duhet të marrin fokus të rëndësishëm të shqyrtimit.
Adresimi i pabarazive të shëndetit mendor dhe përgatitja e sistemeve mbështetëse për të zbutur pasojat e kësaj pandemie duhet të merren parasysh pasi masat anticovid do të vazhdojnë të nevojiten edhe tutje në ditët në vazhdim. /Gazeta Shneta/