Vitamina D është një vitaminë e rëndësishme e cila, sipas studiuesve, duhet konsumuar përgjatë muajve të dimrit.
Në lidhje me benefitet që sjell vitamina D ka folur dhe Dr.Chris, i cili përshkroi se vitamina D siguron një mbrojtje kundër covid-19 shkruan Express.co.uk, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Sipas tij, vitamina D mund të mbroj sistemin tuaj imunitar kështu duke shmangur patogjenët.
Përfitimet e vitaminës D janë të shumta, e një nga me të rëndësishmet është zvogëlimi i rrezikut të kancerit.
Dr.Chris tregoi tutje se në studimin e botuar në JAMA Network Open zbuloi se plotësimi i vitaminës D ul rrezikun e zhvillimit të kancerit.
Studimi i fundit që u realizua në Universitetin e Harvardit zbuloi se njerëzit që merrnin vitaminën D çdo ditë kishin 17% më pak shanse për të zhvilluar simptomat e kancerit./GazetaShneta/