Përdorimi më i sigurt i barnave për fëmijët

2017-04-06 në ora 07:46

Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur të zbatojë disa nga dispozita e Ligjit të rishikuar të produkteve medicinale që nga 1 janari 2018.

Rekomandimet nacionale mbi dozën e barnave për fëmijë do të jenë në dispozicion në fillim të vitit 2018. Përveç kësaj, dispozita kalimtare për produktet medicinale farmaceutike do të zëvendësohet me një rregullore definitive.

Se si duhet ilaçet të përdoren për fëmijët dhe adoleshentët shpesh nuk është e qartë. Shpesh ilaçet janë miratuar nga autoritetet vetëm për përdorim nga të rritur.

Rishikimi i dispozitave ligjore të miratuar nga Parlamenti në vitin 2016 ka për qëllim përmirësimin e gjendjes së medikamenteve  më pediatri dhe deficitin e informacioneve për pediatri.

Po ashtu dispozitat ligjore kanë për qëllim të mbështesin mjekët në ambulanca dhe spitale për përdorim të saktë të ilaçeve për fëmijët.

Lista do të në dispozicion në të gjitha spitalet dhe mjekët në çdo kohë.