Përdorimi i tepruar i telefonave mobilë nga prindërit e përçan familjen, sipas një studimi me fëmijët.
Më shumë se një e treta e 2.000 fëmijët të moshës 11 deri në 18 vjeç që morën pjesë në këtë studim, iu kishin kërkuar prindërve të vet që të ndalonin së kontrolluari telefonat, transmeton Gazeta Monitor.
Dhe 14% prej tyre thanë se prindërit e tyre rrinin online gjatë kohës së ushqimit, edhe pse 95% të 3.000 prindërve që morën pjesë ndaras në sondazh, e mohuan një gjë të tillë.
Studimi u krye nga “Digital Awareness UK”.
· 82% e fëmijëve thanë se gjatë kohës së ushqimit s’duhet të përdorët telefoni
· 22% thanë se përdorimi i telefonave nuk i lënë familjet e tyre që të kënaqen në shoqërimin e njëri-tjetrit.
· 36% e tyre thanë se u kishin kërkuar prindërve që t’i linin anash telefonat.