Aroma e nënsqetullave është me të vërtetë e neveritshme dhe deodoranti është më se i nevojshëm, e sidomos në sezonin e verës.
Por, një numër i madh i produkteve të kujdesit personal janë të ngarkuara me kimikate toksike, duke mos bërë përjashtim as deodoranti.
Deodoranti juaj është i përbërë nga përbërës toksik, të cilët nuk duhet qenë as afër juaj, lëre më të aplikohet në trup, transmeton Gazeta Shneta.
Përpara se të vendosni deodorant në trupin tuaj, shikojeni etiketën e përbërësve. Këta përbërës kimik janë të rrezikshëm:
Komponimet e aluminit – Forma të ndryshme të aluminit i shtohen deodorantëve dhe antiperspirantëve për të bllokuar poret dhe për të parandaluar djersitjen. Jo vetëm që këto përbërje alumini ndërhyjnë me një nga mënyrat natyrale të trupit për të dëbuar toksinat, por ato gjithashtu janë të lidhura me një numër efektesh të dëmshme shëndetësore. Këto efekte arrijnë në pengimin e aftësive të përpunimit të receptorëve të estrogjenit, duke ndikuar negativisht në funksionimin e duhur të mëlçisë, veshkave dhe trurit.
Triklosani – Edhe pse është përdorur gjerësisht si një agjent antibakterial, antiviral dhe anti-fungal, trinklosani tani po bëhet gjithnjë e më i njohur për ndikimin e tij si një ndërprerës endokrin. Edhe më shqetësuese është fakti që triklosani bioakumulohet dhe mund të zbulohet në gjak, në urinë, madje edhe në qumështin e gjirit.
Parabenzi– ashtu si triklosani, parabenzi është ndërhyrës endokrin që bioakumulon. Parabenzi shpesh përdoret si ruajtës në deodorant dhe në shumë produkte të tjera, pavarësisht reputacionit të tyre. Ndër efektet anësore të parabenzit janë nxitja e pubërtetit të hershëm tek fëmijët, toksiciteti i organeve dhe rritja e gjasave të zhvillimit të kancerit të gjirit apo edhe prostatës.
Glikol Propileni (PG) – Ky përbërës është më i rrezikshëm kur kombinohet me aditiv tjerë kimik. Edhe pse vetëm një pjesë e vogël është e dëmshme, deodorantët kanë një përqindje të lartë të glikol-propilenit. Ekspozimi ndaj tij e vë në rrëzik të madhë mëlçinë, veshkat dhe zemrën, si dhe lëkurën.
Ngjyrat artificiale – Disa nga gjyrat artificiale mund të shkaktojnë reaksione të rënda alergjike dhe konsiderohen si kancerogjene. Për më tepër, ngjyrat artificiale rrjedhin zakonisht nga nafta, duke iu shtuar efektin anësor të mbylljes së poreve në lëkurë.
Trietanolamina (TEA) dhe dietanolamina (DEA) – Të dy këta janë përbërës kimikë që përdoren si emulsifikues dhe të dy janë ndaluar në Evropë për shkak të statusit të tyre si kancerogjen. Për më tepër, TEA dhe DEA janë të njohur për depërtimin në lëkurë, ku bëjnë dëmtimin e mëlçisë dhe veshkave.
Steareth-N – “N” nënkupton një numër, dhe ndërsa steart-n është bërë nga perimet, është procesi i përfshirë në krijimin e tyre që i bën deodorantat shumë të dëmshëm. Këta aditivë emulsifikues janë nënproduktet e një procesi të prodhimit të lirë etoksilimi të njohur, i cili synon të dobësojë kimikatet e ashpra. Një pasojë e keqe e etoksilimit është prodhimi i njëkohshëm i 1,4-dioksaneve kancerogjen.
Në rast se hasni njërin nga këto komponime kimike në deodorantin tuaj, mendoni dy herë para se ta vendosni atë./Gazeta Shneta/