Përdoruesit e thjerrëzave mund të jenë më të rrezikuar nga Covid-19, kështu që ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm, thonë ekspertët.
“Nuk ka ende raste të konfirmuara të transmetimit të Covid-19 përmes thjerrëzave”, tha David Chu, profesor ndihmës i oftalmologjisë shkruan Webmd, transmeton GazetaShneta.
“Sidoqoftë, pasi që thjerrëzat mund të shkaktojnë acarim të syve, njerëzit priren të prekin fytyrën e tyre ose t’i fërkojnë më shpesh sytë, gjë që i vë ata në një rrezik më të lartë nga Covid-19.”
Teknikat standarde të kujdesit për thjerrëzat duhet të jenë adekuate gjatë pandemisë koronavirus.
Edhe pse SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19 është gjetur në lotët e njeriut, duket se është jo i zakonshëm, tha Chu. Në studimet e rasteve, pacientët që testuan pozitiv nuk kishin nivele të zbulueshme në lotët e tyre.
Konjunktiviti është një simptomë e Covid-19, por është shumë më pak e zakonshme sesa ethe, kollë, gulçim dhe diarre./GazetaShneta/