Ideja e seksit gjatë ciklit menstrual u duket shpifëse dhe jokomode.
Megjithatë, sqarimi i shkencës ka bërë që çiftet e tjera ta ndërrojnë mendjen në lidhje me këtë, transmeton portali Telegrafi.
Sipas ‘RSVP Live’, seksi gjatë kohës kur jeni me menstruacione, ju ndihmon t’i përfundoni më shpejt menstruacionet.
Por nuk është aq e thjeshtë sa vetëm të bëni seks, pasi që femra duhet të bëjë diçka për ta gëzuar atë përfitim – ajo duhet të përjetojë orgazëm!
Për çdo orgazëm që e përjetoni, mitra shtrëngohet. Çdo shtrëngim e largon më shpejt gjakun dhe seksi gjatë menstruacioneve jo vetëm se e shkurton gjatësinë e tyre, por gjithashtu i largon të gjithë përbërësit brenda mitrës të cilët jua shkaktojnë dhimbjet dhe presionin.