Kur jeni shtatzënë, nga ju kërkohet të merrni vitamina prenatale në mënyrë që të ruani shëndetin tuaj dhe shëndetin e foshnjës tuaj.
Por, ja edhe vitamina të tjera që një grua shtatzënë duhet të marrë rregullisht. Kjo për shkak se ato mund të orfojnë më shumë përfitime për ju dhe foshnjën tuaj të palindur që një vitaminë e thjeshtë prenatale nuk mundet, transmeton Gazeta Shneta.
Vitamina D sjellë dobi për ju dhe foshnjën tuaj të palindur gjatë shtatzanisë. Kjo është arsyeja pse mejkët dhe profesionistët e tjerë mjekësorë, gjithmonë kërkojnë që gratë shtatzëna të marrin në baza të rregullta vitaminën D.
Së pari dhe më e rëndësismja, vitamina D është zbuluar se ndikon në zhvillimin e organeve dhe shëndetin kardiovaskular në një mënyrë pozitive. Kjo është e vërtetë si për nënën dhe për fëmijën.
Një tjetër përfitim tjetër është efekti i saj në preeklampsi. Kjo gjendje karakterizohet nga hipertensioni tek nëna si dhe nga mosfunksionimi i organit fundor. Më keq, është kërcënuese për jetën edhe për nënën dhe për fëmijën. Është zbuluar se mungesa e vitaminës D gjatë shtatzanisë mund të rrisë mundësinë për zhvillim të preeklampsisë.
Mangësia e kësaj vitamine mund të ndikojë negativisht jo vetëm në shëndetin tuaj por edhe në shëndetin e foshnjës tuaj. Studime të shumta kanë treguar që rreth 40 deri në 60 përqind e grave shtatzëna në botë nuk kanë mjaftueshëm vitaminë D në sistemet e tyre. Për më tepër, një mungesë e vitaminës D ndodh në rreth 90 përqind të grave shtatzëna që jetojnë në vendet në zhvillim./GazetaShneta/