Përfitimet nga ecja për gratë shtatzëna

2017-03-16 në ora 14:22

Ecja është një nga ushtrimet më të mira kardiovaskulare për gratë shtatzëna.

Gratë shtatzëna të cilat praktikojnë ecjen kudo qoftë, është mënyra më e mirë që ato të kenë një fëmijë të shëndetshëm, transmeton Gazeta Shneta.

Ecja, nuk kërkon investime, madje gjithçka që ju duhet janë një palë këpucë, një veshje e lehtë dhe të dilni të relaksoheni.

Ecjen mund ta bëni kudo, në çfarëdo kohe dhe me këdo, mjafton që do të fitoni shumë energji.

Preferohet që gratë shtatzëna kur të dalin për të ecur, mos të ecin shumë shpejtë dhe të ecin 20-30minuta.

Më poshtë gjeni disa përfitime nga ecja që bëni kur jeni shtatzënë, por vlen të përmendet që kjo ecje ndikon edhe pas shtatzënisë që barku të mos mbetet i fryrë, pra rrit shanset të dobësoheni normalisht.

Mban zemrën dhe muskujt më të fortë

Punët tjera do t’i bëni më lehtë

Digjni kalori dhe ju ndihmon të parandaloni të fitoni peshë

Ju mbron nga diabeti

Bëheni trajner personal i bebes që po mbani në bark

Lehtëson kapsllëkun

Largon depresionin

Nxit energji në tërë trupin

Gjatë ecjes, mund të takoni edhe nëna tjera dhe të shoqëroheni me to. /Gazeta Shneta/