Covid-19 është një lloj virusi që mund të shkaktojë sëmundje të frymëmarrjes te njerëzit dhe kafshët.
Në vitin 2019, një koronavirus i quajtur SARS-CoV-2 u shfaq në Wuhan, Kinë dhe u përhap shpejt në të gjithë botën shkruan Healthline.
Një periudhë inkubacioni është koha midis kur ju kontraktoni një virus dhe kur fillojnë simptomat tuaja përcjell Gazeta Shneta.
Aktualisht, sipas CDC periudha e inkubacionit për koronavirusin e ri është diku midis 2 deri 14 ditë pas ekspozimit.
Sipas një raporti të fundit më shumë se 97 përqind e njerëzve që kontraktojnë këtë virus shfaqin simptoma brenda 11.5 ditëve nga ekspozimi.
Poashtu, periudha mesatare e inkubacionit duket të jetë rreth 5 ditë.
Për shumë njerëz, simptomat e COVID-19 fillojnë si simptoma të buta dhe gradualisht përkeqësohen për disa ditë. /Gazeta Shneta/