Pesë vite më parë ai dhe kolegët e tij nxitonin me autoambulancë për t’ia shpëtuar jetën dikujt tjetër, por u aksidentuan vet dhe Dr. Faton Hoxha humbi jetën nga lëndimet e marra.
Mjekët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, pesë vite më parë morën një thirrje për ndihmë nga terreni. Ata u nisën me nxitim për t’ia shpëtuar jetën dikujt, por për ironi të fatit humbi jetën njëri nga ta, shkruan Gazeta Shneta.
Dr. Faton Hoxha vdiq pas lëndimeve të rënda që pësoi në aksidentin e ndodhur pesë vite më parë derisa ishte nisur me nxitim për t’ia shpëtuar jetën dikujt tjetër.
Sot Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me QMU-në, kanë inauguruar një pllakë përkujtimore për mjekun e ndjerë.
“Në QMU u bë inagurimi i pllakës përkujtimore për doktorin e ndjerë Dr. Faton Hoxha. 5 vite më parë në dispeçerin e QMU-së u kërkua ndihmë mjekësore për një aksident trafiku. Gjatë rrugëtimit, ndodh fatkeqësia ku ekipa e QMU-së pëson aksident dhe Dr. Fatoni lëndohet rënd. Si pasojë e lëndimit edhe përkunder mjekimit të marrë nga mjekët e QMU-së dhe të SHSKUK-së, Dr. Fatoni me datë 29 Mars 2014 vdes”, thuhet në njoftimin e QMU-së.
Zbulimin e pllakës përkujtimore e kanë bërë Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Drejtori i Shëndetësisë Dr. Bujar Gashi. /Gazeta Shneta/