Kanceri i gjirit është një tumor që fillon në gji dhe zakonisht prek më shumë gjininë femërore, afërsisht 12% të grave.Ndonëse, kanceri i gjirit është i rrallë tek burrat, sëmundja mund t’i prek edhe ata.
Egziston një numër i nëntipeve të kancerit të gjirit, të cilat disa prej tyre mund të mbeten të vogla dhe të rriten ngadalë, kurse të tjerat përhapen shpejt në rajone të tjera të trupit, kështu duke shkaktuar komplikime për jetë shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.
Simptomat e kancerit të gjirit
Në shumicën e rasteve, kanceri i gjirit nuk shkakton ndonjë shenjë apo simptomë, mirëpo konsiderohen si raste të rralla kur mund të prodhojë ndryshime të dukshme në gji.
“Në rast të shfaqjes së ndonjërës nga këto simptoma, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj!”
Një gungë: Një gungë është shenja më e zakonshme e kancerit të gjirit.
Dhimbje në gji: Kanceri i gjirit është zakonisht pa dhimbje gjatë fazave të hershme të tij, por përhapja e tij mund të shkaktojë parehati ose dhimbje.
Ndryshimi në pamje: Një tumor mund të shkaktojë një ndryshim të dukshëm në madhësinë ose formën e gjirit tuaj.Kjo mund të bëjë që gjinjtë tuaj të duken të ndryshëm nga njëri-tjetri.
Ndryshime në lëkurë: Zbehja e lëkurës në një pjesë të gjirit mund të jetë shenjë paralajmëruese.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Shkaqet
Kanceri i gjirit ndodh kur qelizat normale në gji pësojnë ndryshime të mëdha në karakteristikat e tyre molekulare, në këtë rast ato rriten dhe shumohen më shpejt sesa duhet.
Fatkeqësisht, nuk ka ndonjë faktorë specifik që shkakton kancerin e gjirit, mirëpo egzistojnë faktorët rrezikues që mund të ndikojnë si:
Mosha: Shanset janë shumë të mëdha që kanceri i gjirit lidhet me moshën.
Historia familjare: Të kesh një nënë apo motër të diagnostifikuar me kancer të gjirit rrit shanset për zhvillimin e sëmundjes.Mirëpo, rreth 85% e kancerit të gjirit zhvillohet tek gratë që nuk kanë ndonjë histori familjare me të njejtin rast.
Gjenetika: Përafërsisht 10% e të gjitha kancereve të gjirit mund të lidhen me mutacione të trashëguara të gjeneve.Gjenet BRCA 1 dhe 2 janë më të zakonshmet, por ka shumë gjene tjera që shoqërohen me kancerin e gjirit.
Pesha: Kanceri i gjirit është i zakonshëm edhe tek gratë që janë me mbipeshë.
Pirja e duhanit dhe alkooli: Gratë që konsumojnë duhan dhe alkool, ndodhen një hap para rrezikut për kancer të gjirit.
Tetor – muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit./GazetaShneta/