Përmirësoni shëndetin e syve me këtë metodë

2018-01-11 në ora 11:50

Në testet që janë kryer në minj, shkencëtarët gjetën se sytë e kafshëve ishin të shëndetshme për një periudhë më të gjatë dhe është zvogëluar mundësia e zhvillimit të glaukomës.

Ekspertët thonë se ky zbulim mund të sigurojë një trajtim më të lirë dhe më të sigurt për të moshuarit, në vend se të mbështeten në pikat sy, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Shneta.

Hulumtuesit nga laboratori “Jackson” në Bar Harbor në shtetin amerikan Maine shtuan vitaminën në ujë për minjtë që janë të predispozuar gjenetikisht për glaukomë.

Rezultatet treguan se sytë e tyre ishin të shëndetshëm për një periudhë më të gjatë, dhe është siguruar një mbrojtje më e lartë kundër glaukomës.

Në botën nga glaukoma preken afër 80 milionë njerëz. Sëmundja ndodhë për shkak të rritjes së presionit intraokular, i cili dëmton nervin optik. / Gazeta Shneta