Nëse uji nuk është thyer vetë dhe procesi i lindjes nuk po ecën mirë, mjeku juaj mund të përpiqet që të nxit procesin e lindjes, ose të stimulojë kontraktimet më efektive.
Mjeku mund ta thyejë qesen amniotike duke futur një vegël të hollë plastike, të lidhur përmes vaginës dhe qafës së mitrës.
Kjo procedurë lejon që lëngu amniotike të rrjedhë jashtë qafës së mitrës. Lëngu përmban hormone si prostaglandinat që zakonisht çojnë në kontraktime më të forta, transmeton Gazeta Shneta.
Kreu i foshnjës mund të shtypë qafën e mitrës dhe të shkaktojë zgjerimin e saj.
Sa më gjatë që prisni që uji të thyet në mënyrë natyrale aq më shumë komplikohet procesi i lindjes, prandaj ofruesi mjekësor do të bëjë vlerësimin e duhur të situatës.
Por kjo procedurë, e njohur si amniotomi, ka tërhjekur vëmendjen e ekspertëve që mund të ketë probleme me infeksione të ndryshme.
Pastaj, nëse vendosni për këto metoda, mund të keni dhimbje më të mëdha gjatë kontraktimeve se sa që keni pasur./Gazeta Shneta/