Përshkrimi i duhur për pijen e famshme, Coca Cola, është, “Freskuese dhe ekstremisht e rrezikshme!” Coca Cola mund të jetë e ëmbël dhe e shijshme, por studiuesit mjekësor rekomandojnë të mos e pini asnjëherë.
Deri tani shumë studime të ndryshme kanë vërtetuar se kjo pije nuk është fare e mirë për organizëm të shëndoshë, ajo shkakton probleme të një pas njëshme në organizëm, të cilat as nuk i keni menduar më parë, shkruan Health and Love, transmeton Gazeta Shneta.
Sasia e lartë e acidit e bënë Coca Colën produkt të përkryer për pastrimin e shtëpisë, dhe këtë gjë do ta kuptoni pasi ta provoni për herë të parë, dhe nuk do ta ndërroni më me asnjë produkt tjetër.
Si iu ndihmonë Coca Cola në pastrimin e shtëpise?
Ndihmonë në largimin e yndyrnave nga materialet
Pastrues i përkryer për gëlqeret në çajnik
Largon njollat e gjakut në rroba, tepih, apo krevat
Pastron motorët, dhe terminalet e baterisë
Shkëlqen parate metalike
Absorbon tërësisht mbetjet e vajërave
Pastron mbetjet e ngjyrës së mureve të mbetura në mobiljet metalike.
Si ndikon në organizmin tuaj mbi të gjitha?
Bazuar në shkrimin e publikuar në të përditshmen Respirology, pas ekzaminimeve në laborator, është konstatuar se pijet e gazuara si Coca Cola, shkaktojnë astmën, sëmundjet e mushkërive, dhe probleme të tjera në mushkëri dhe traktin e frymëmarrjes.
Pra, nëse jeni adhurues të kësaj pije dhe e konsumoni çdo ditë, rreziku juaj nga sulmi në tru dhe ai i zemrës rritet 48% më shumë se sa te personat që e shmangin atë. /Gazeta Shneta/