Përse duhet të bëheni baba nga mosha 25 deri 51–vjeç?

2017-05-03 në ora 11:34

Nuk janë vetëm femrat që kanë orë biologjike, por edhe meshkujt.

Sipas të dhënave të një studimi të ri meshkujt që bëhen baballarë përpara moshës 25 – vjeç ose pas moshës 51 – vjeç, rrezikojnë që të kenë fëmijë me çrregullime sociale, që nga cilësitë e dobëta në komunikim deri në autizëm.

Shkencëtarët në Mount Sinai në New York gjetën se këta fëmijë kanë tendencën që të jenë më të zhvilluar në moshë të hershme, në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre.

Megjithatë, në moshë të adoleshencës, ata nisin që të mbeten prapa në raport me të tjerët.

Sipas ekspertes Magdalena Janecka, studimi në fjalë sugjeron se aftësitë sociale janë të lidhura ngushtë me moshën e baballarë të fëmijëve.

“Në raste ekstreme, ky ndikim mund të çojë në çrregullime klinike”, thekson ajo.

Për realizimin e këtij studimi, shkencëtarët analizuan të dhënat e mbi 15 mijë binjakëve, të ndjekur nga mosha 4 deri në 16  – vjeç. Për të zbuluar nëse aftësitë e tyre sociale prekeshin nga mosha e baballarëve të tyre, ata analizuan diferencat në zhvillimin e aftësive sociale, ashtu sikurse sjelljen e tyre, përfshirë ndjeshmërinë e hiperaktivitetin.

Mbetet e paqartë se cilët janë faktorët që ndikojnë në këto periudha kohore, megjithatë ekspertët janë të mendimit se duhen ende më shumë studime. Të dhënat sugjerojnë se gjithçka lidhet me mekanizmat e ndryshme të moshave përkatëse./tvklan.al