Përse është aq e rëndësishme të jenë të lidhur nëna me djalin, e tregon shkenca

2018-08-07 në ora 15:19

Një burrë është gjithçka që nëna e tij mundi ta bënte atë! (Ralph Waldo Emerson)

Po e nisim me këtë shprehje për t’ju treguar sa rëndësi keni ju në rritjen dhe edukimin e djalit tuaj! Ju si nënë keni një impakt shumë domethënës në sjelljen e fëmijës tuaj sepse mbi të gjitha askush më mirë se ju nuk e kupton atë.

Si ndikon nëna tek djali i saj?

Djemtë që kanë një marrëdhënie të mirë me nënën janë emocionalisht të fortë dhe kanë më pak probleme me sjelljen. Nëse djali dhe nëna nuk do të kenë një marrëdhënie të fortë mes tyre ata do të shfaqin sjellje agresive gjatë jetës.

Fëmija gjithashtu do të jetë emocionalisht i pavarur. Një djalë që ka një marrëdhënie të mirë me nënën do të jetë një mashkull me shumë vetëbesim, një mik dhe partner i mirë.

Një faktor tjetër përse nëna duhet të lidhet me nënën është se djali juaj do të jetë i shkëlqyer në mësime. Nëse nëna do të tregojë interes në arsimimin dhe edukimin e tij ai do të dalë me rezultate shumë të mira në shkollë, gjë që do të ndikojë edhe në jetesën e tij.

Nëse keni një marrëdhënie të mirë me djalin tuaj ai do të jetë më i aftë të kontrollojë sjelljen e tij. Aftësia e tij për të kontrolluar mendimet do të jetë më e lartë po ashtu edhe aftësia e tij e vetëkontrollit.

Ata nuk besojnë në stereotipat gjinorë. Nuk pretendojnë të tregojnë forcën e tyre përmes dhunës dhe nuk kanë frikë të qajnë. Shoqëria e tyre zgjat shumë.

E respektojnë femrën. Ai e respekton partneren e tij dhe rolin e saj në familje, por edhe femrën në përgjithësi pasi nuk e konsideron figurën e mashkullit sipër asaj të femrës.

Janë më pak të prirur për sjellje të rrezikshme. Marrëdhënia e tyre me nënën do të ketë ndikim edhe në zakonet e këqija që fëmija mund të marrë si alkooli, droga apo seksi i shfrenuar.

Janë më të prirur për të qënë të suksesshëm, si nga ana profesionale ashtu edhe në marrëdhëniet me të tjerët. Nëna do të jetë për të një shoqe, guidë, mësuese e të gjitha rrugëve që të çojnë drejt suksesit.

Nëna e mëson djalin e saj si të ketë një komunikim më të mirë me të tjerët. Nëse ajo do të flasë me fëmijën e saj për çdo gjë, do ta mësojë djalin e saj ta konsiderojë diskutimin si diçka shumë me rëndësi, e madje edhe si një mënyrë për të shprehur frikën që mund të ketë./pernenat.al/

– Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.