Urinimi në krevat është pjesë normale e rritjes së fëmijës.
Megjithatë, kjo gjë mund të kalojë edhe në stres tek fëmijët. Përpiquni ta mbështesni atë, duke i thënë se është normale dhe me kalimin e kohës do ta shmangin këtë praktikë.
Çfarë e shkakton urinimin gjatë natës?
Shumë faktorë ndikojnë në lagien e shtratit gjatë natës. Mund të jetë zhvillimi i ngadalshëm i kontrollit të fshikëzës ose gjumit të rëndë. Stresi dhe ankthi mund të jenë gjithashtu shkaktarë.
Kur duhet të shkoni te mjeku
Nëse fëmija vazhdon të urinojë në shtrat pas moshës 7-vjeç merrni në konsideratë të bëni një vizitë mjekësore. Edhe nëse fëmija nuk ka urinuar për 6 muaj dhe papritur urinon sërish, këshillohet të shkoni te mjeku./pernenat.al/