Personat që shërohen pasi janë infektuar me coronavirusin, ende mund të lihen me kapacitet të dobët ndjeshëm të mushkërive.
Autoriteti spitalot në Hong Kong, bëri gjetet pasi studioi valën e parë të pacientëve që ishin larguar nga spitali dhe ishin shëruar plotësisht nga COVID-19, transmeton Gazeta Shneta.
Nga 12 personat në grup, dy deri tre vërejtën ndryshime në aftësinë e tyre në mushkëri. Ata nuk mund të ecnin shpejt si më herët dhe disa pacientë kishin një rënie të funksionit të tyre prej 20 deri në 30% pas shërimit të plotë.
Megjithatë, doktorët sugjerojnë që të bëhen ushtrime kardiovaskulare, si noti, që të përmirësohet kapaciteti i mushkërive me kalimin e kohës.
Ndërsa është shumë herët për të vendosur efekte afatgjata të sëmundjes, skanimet e mushkërive të nëntë pacientëve gjithashtu gjetën dëmtime të organeve. /GazetaShneta/