A e dini se ju mund të mësoni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10 të shtatzënisë? Mbi 3.5 milionë gra shtatzëna në të gjithë botën kanë vendosur tashmë të bëjnë testin NIFTY, një test prenatal i sigurtë dhe jo invaziv. Testi NIFTY është projektuar për të zbuluar qysh në fillim të shtatzënisë parregullsitë më të shpeshta gjenetike me saktësi të lartë dhe pa rrezik për abort. Në Slloveni, gjithnjë e më shumë prindër vendosin besimin e tyre në duart e ekspertëve që qëndrojnë pas testit NIFTY. Dhe çdo ditë, nënat e ardhshme zgjedhin të testojnë shëndetin e foshnjave të tyre, në mënyrën më të sigurt.
Këtë herë do të bisedojmë për përvojën e Rinës 24-vjeçare, që jeton në Prishtinë, e cila bëri testin NIFTY.
1) Pse vendosët të bëni testin NIFTY?
Rina: Duke u bazuar në rezultatet e mira të ultrazërit dhe moshës sime, gjinekologu im më tha se testet shtesë janë krejtësisht të panevojshme, mirëpo duke qenë që është fëmija im i parë, nuk doja t’i lija asgjë në dorë rastësisë. Unë jam e vetëdijshëme për të gjitha defektet dhe komplikimet e mundshme, dhe kam dashur të kaloj shtatzëninë time 100% e sigurt dhe e qetë se gjithçka është në rregull. Pra arsyeja pse vendosa t’a bëjë testin Nifty është se dëshiroja të dija gjendjen shëndetësore të femiut, dhe sikur cdo nënë tjetër doja të kaloja një shtatëzani te qetë.
2) Cila është përvoja jote?
Rina: Para se të bëja testin unë dëgjova shumë gjëra pozitive për testin NIFTY edhe para se të mbetja shtatzënë, prandaj për mua, ishte një PO e madhe. NIFTY më bindi me sigurinë dhe thjeshtësinë . Testi NIFTY kërkon një mostër gjaku – vetëm 10 ml gjak. Kjo do të thotë se nuk ka asnjë rrezik të panevojshëm, ndërsa me metoda invazive, rreziku është shumë i lartë dhe i pranishëm. Pra përvjoa ime me NIFTY ka filluar shume herët dhe ka qene shumë e mirë, e jam ndarë shumë e kënaqur duke filluar nga kontakti, marrja e informatave, procesi gjatë pritjes së rezultateve, mbështetja nga stafi i Nifty test, dhe në fund edhe leximi i rezultateve .
3) Sa gjatë keni pritur për rezultate?
Rina: Unë prita për rezultate 6 ditë dhe me thënë të vërtetën nuk prita që të merrja rezultatet aq shpejt, kështu që isha shumë e befasuar dhe gjithashtu nervoz, kisha ndjenja të përziera. E dija thellë në vete se çdo gjë është në rregull, por derisa të merrja konfirmimin, edhe shansi më i vogël më shkaktonte frikë. Kur gjinekologu im më tha me buzëqeshje se fëmija im është i shëndetshëm, kisha lot në sytë e mi. Për shkak të këtij informacioni, tani e shijoj me qetësi shtatzëninë dhe pregaditem për kapitullin tjetër të jetës sime.
4) A e kishit bë përsëri testin NIFTY?
Rina: Duke marrë parasysh që testi NIFTY konsiderohet si testi më i plotë prenatal jo invaziv në botë dhe mund të detektoj një numër të madh të parregullsive kromozomale tek foshnja, përveç defektit gjenetik më të zakonshëm Sindromin Down, Edwards dhe Patau, NIFTY njëkohësisht teston edhe për 60 anomali gjenetike klinike, dupliacione, si dhe aneuploidinë e kromozomeve të tjera. Gjithashtu NIFTY mund të zbulojë edhe gjininë e foshnjës që nga java e 10 e shtatzënisë. Shkurt, testin NIFTY do t’a bëja ne secilen shtatezani time, dhe do ju rekomandoja të gjitha nenave shtatzënë, për një shtatzëni të qetë.
5) Pse keni vendose me e bë në Kosovë?
Rina: Unë kontrollohem në Shkup, mirëpo kur kuptova se mundem t’a bëjë testin NIFTY ne Kosovë, vendosa t’a bëjë në njërin nga laboratorët në Prishtinë, për shkak të çmimit më të ulët në Kosovë se sa ne Maqedoni për të njëjtin shërbim.
Testi NIFTY mund të bëhet në të gjithë Kosovën, dhe kemi më shumë se 100 bashkëpunëtorë, që e vlerësojnë dhe besojnë në testin më të sigurt, më të saktë dhe më të kompletuar në botë.
7) Çfarë mendimi keni për çmimin?
Rina: Unë vendosa t’a bëjë NIFTY Plus, i cili detekton një numër të madh të parregullsive kromozomale. Shumë gra shtatzëna mendojnë se çmimi i testeve të tilla është shumë i lartë, por unë mendoj se çmimi është plotësisht i justifikuar. Disa janë të gatshëm të shpenzojnë mbi 1000 euro për një karrocë, por informacioni rreth shëndetit të foshnjës së tyre, që ndikon në jetën e të gjithë familjes, nuk vlen 650 euro? Pra çmimi ka qenë ne rregull duke marre parasysh se kanë qenë të përfshira sindromi Down, dhe mbi 60 anomali të tjera, dhe gjithmonë duke u nisur nga ajo që shëndeti i fëmijës tim është më i rëndësishëm se çmimi, mirëpo jo të gjithë ne Kosove munden të përballojnë këtë cmim duke marrë parasysh standardin tonë. Por kur kuptova që ka edhe lloje të tjera më të lira të Testit Nifty, gjithçka ishte ne rregull për arsye që janë të përballueshme si shifra.
Çmimet e testit NIFTY ndryshojnë në varësi të numrit të parregullsive që ai teston dhe cmimi fillon nga 390 deri në 650 euro. Në vetëm 7 ditë pas marrjes së mostrës së gjakut, Rina mori një telefonatë nga gjinekologu i saj lidhur me rezultatet e saj.
Rina, faleminderit shume për kohën, të uroj një shtatzëni të këndshme dhe të lehtë.
Testi NIFTY ju mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin gjenetik të fëmijës së tyre që në fillim të javës së 10 të shtatzënisë. Testi është gjithashtu i përshtatshëm për gratë që kanë konceptuar me ndihmën e IVF ose për ata që mbajnë binjakë. NIFTY është testi numër 1 prenatal në botë. Për më shumë informacion vizitoni www.niftytest.al ose Klikoni KËTU.