Pesë analizat e gjakut që rekomandohet t’i bëni një herë në vit

2021-06-19 në ora 14:40

Pesë parametrat thelbësore të gjakut që ju duhet çdo vit t`i monitoroni.

1) Paneli i gjerë i tiroides

Këtu ipet një vështrim i shkurtër se si funksionon tiroidja. Ato që kontrollohen janë TSH ose T4 totale. Vlerat shtesë të lidhura me tiroiden, janë: T4, T3, anti TPO Ab dhe anti Tireglobluin Ab.

2) Ushqyesit thelbësorë: hekur / ferritinë, vitaminë D, vitaminë B12, magnez

Shumë njerëz kanë mungesë të këtyre lëndëve ushqyese për arsye të ndryshme, prandaj është e domosdoshme që t’i kontrollojmë këto nivele dhe t’i plotësojmë kur nuk janë optimale.

3) Paneli i plotë metabolik dhe numërimi i plotë i gjakut

Ato janë thelbësore për të kuptuar statusin e elektrolitit dhe hidratimit të një personi, funksionin e veshkave, funksionin e mëlçisë dhe vlerat e qelizave të gjakut.

4) Shënuesit metabolikë: hemoglobina A1c, glukoza agjëruese dhe insulina, paneli lipidik

Kjo mund të na ndihmojë të përcaktojmë më mirë nëse në të vërtetë ekziston rrezik i rritur i sëmundjeve të zemrës nga nivelet e tyre të kolesterolit apo jo.

5) Markues inflamatorë: hsCRP, homocistinë

hsCRP është një shënjues inflamator që mund të tregojë statusin tuaj të përgjithshëm të inflamacionit.

HomeLab Plus – Profesionalizëm, cilësi, besueshmëri!

🔸 Rr. Vushtrria, nr. 24, përballë QMF-1, Prishtinë (Tophane)

☎️ +383 49 355 399 (Viber/WhatsApp)

📨 [email protected]

Artikull i sponsorizuar