Pesë mënyra që t’i shkurtoni ditët e ciklit menstrual

2017-10-22 në ora 21:17

Dhembja gjatë menstruacioneve mund të zvogëlohen me ndihmën e ilaçeve, nga të cilat disa mund edhe të shkurtojnë ciklin.
Qoftë kur është fjala për të shkuar me pushime apo në ndonjë ngjarje të rëndësishme, çdo femre i ka ndodhur që të dëshirojë të shkurtojë ditët e menstruacioneve dhe “të shpejtojnë gjërat”.

Ekzistojnë disa mënyra që ta bëni atë, ndërkaq disa janë plotësisht natyrale dhe të gjithave të qasshme, transmeton Telegrafi.

1. Seksi është metoda e njohur mirë me të cilën shpejtohet nxjerrja jashtë e lëngjeve menstruale. Shkak i kësaj janë kontraktimet intensive dhe të shpeshta gjatë orgazmës.

Gjithashtu, mund të arrini të njëjtat rezultate edhe gjatë masturbimit.

2. Nëse është për t’u besuar vegjetarianëve, femrat të cilat hanë më shumë perime kanë cikle më të shkurtra dhe më pak të vëllimshme. Kjo rezulton me zvogëlimin e nivelit të hekurit në organizëm për shkak të mënyrës specifike të të ushqyerit.

Kjo metodë jep mbase rezultate të vogla, mirëpo perimet gjithsesi janë të dobishme.
3. Disa femra gjatë ciklit përdorin tamponë, të tjerat peceta. E gjitha është çështje e zgjedhjes, mirëpo femrat të cilat përdorin peceta vërejnë që menstruacionet e tyre zgjasim më pak.

Tamponi mbyll hyrjen e vagjinës dhe kështu pengon rrjedhën e lirë të lëngjeve, derisa me pecetat situata është ndryshe.

4. Doza të mëdha të vitaminës C mund të çojnë në shtimin e nivelit të progesteronit në organizëm, i cili mund të shkurtojë ditët e ciklit. Mbetet e paqartë a është e mundshme të merret dozë aq e madhe e vitaminës C, dhe të mos rrezikojë problemet me stomakun.

5. Ilaçet, siç janë andoli dhe brufeni, mund të zbusin dhembjet gjatë ciklit, por munden edhe të ndikojnë në shpejtësinë e nxjerrjes jashtë të lëngjeve. Ato mund të çojnë deri te shtimin e kontraktimeve të mitrës dhe në atë mënyrë shkurtojnë kohën e zgjatjes së ciklit.

Brufeni tëhollon gjakun, andaj mund t’ju duket që keni rrjedhje më të madhe.