Cilësohen si mjeke profesioniste në Kolumbi, por megjithatë u pushuan nga puna të pestat, transmeton Gazeta Shneta.
Pranë tyre është një pacient i zhveshur, i cili pret të futet në operacion, por ndërkaq mjeket e hareshme nuk i kushtojnë vëmendje atij, ato kanë paraparë që më mirë të kërcejnë me një muzikë.
Videon e ka bërë një tjetër mjek, ku shihen mirë edhe fytyrat e mjekeve dhe dinjiteti i tyre. Besohet se video është bërë në sallën e operacionit.
Pasi janë identifikuar të pestat, ato menjëherë janë pushuar nga puna.
Spitali ka kërkuar falje ndaj familjarëve, dhe kështu është rritur vëmendja tek gjithë stafi nëpër spitale. /Gazeta Shneta/