Pesë punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Lajmi është bërë i ditur nga KEK-u. Të mërkurën është raportuar një rast pozitiv në Obiliq, e që është konfirmuar nga komuna se është punëtor i KEK-ut.
“Ju njoftojmë se pas testeve të bëra për COVID-19, kanë rezultuar pozitivë pesë kolegë tonë. Prandaj, kemi bërë planin që të gjurmohen kontaktet e tyre në KEK të cilët do të dërgohen menjëherë për testime”.
“Të gjithë punëtorët që kanë pasur kontakte me personat e infektuar duhet që paraprakisht të vetëizolohen duke shmangur kontaktet me familjarët dhe kolegët. Në ndërkohë kërkojmë nga të gjithë punëtorët që të vazhdojnë me mbajtjen e higjienës dhe distancën sociale”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.