Zakonisht ju nuk mund të gaboni me H2O. Na mban të hidratuar, na ndihmon të mos e teprojmë me ushqime dhe mund t’i djegë kaloritë e tepërta.
Por si me çdo shprehi të shëndetshme, më shumë nuk është gjithë më mirë, posaçërisht kur është fjala për ujin. Besoni ose jo, disa here ju duhet ta refuzoni pirjen e ujit, transmeton Gazeta Shneta.
Kur ju keni pirë shumë ujë
Është shumë e rrallë, por e mundshme që të pini aq shumë ujë sa që e rrezikoni shëndetin tuaj. Nëse ju pini aq shumë sa që e ndryshoni balancin normal të kripës në trupi tuaj, juve mund të ju ulet niveli i sodiumit, një gjendje kjo e cila njihet si hiponatremi. Atletët e ndryshëm mund të jenë të prirur të pijnë shumë ujë pas maratonës me c’rast ata mund të kenë maramendje, vjellje, sulme, besa edhe vdekje të papritur.
Hiponatremia mund të shkaktojë edhe probleme tjera me melci, veshkë apo zemër, thotë fizicistja Taz Bhatia.
Kur ngjyra e urinës tuaj është e pastër dhe e qartë
Kur ta dini se mjaft ujë është mjaft? Harrojeni recetën e vjetër “tetë gota ujë në ditë”, më mirë është të shikoni në tualet. Nëse ngjyra e urinës tuaj është ngjyrë e lehtë si e lemonadës, atëherë ju e keni prekur cakun optiomal për hidratim. Nëse shihni vetëm urinë të pastër dhe të qartë, duhet ta ndërpritni përdorimin e ujit. Ngjyra e verdhë e mbyllës indikon se ju nuk pini mjaft ujë.
Pasi të keni ngrënë një shujtë të majme
Është një nga mënyra më e mirë që ta zvogëloni numrin e kalorive: pini një gutë ujë para shujtës së ushqimit dhe ju do të hani më pak, pasiqë uji zë vend në lukthin tuaj. Por për të njejtën arsye, kur pini shumë ujë para ose pas një shujte të majme, ju nuk do të ndiheni rehat. “Nëse pini më shumë ujë se që duhet ju mund të ndiheni edhe më të fryer se para ushqimit,” tha Bhatia.
Kur jeni duke bërë një stërvitje shumë intensive për një kohë më të gjatë
Ne humbim elektrolike, kalium dhe sodium kur djersitemi. Nëse ju jeni duke u djersitur, ju duhet t’i zëvendësoni këto vlera ushqyese të cilat nuk gjenden në ujë të thjeshtë. Është më mirë të përdorni ndonjë pijë me sheqer për stërvitje, ose të pini ujë kokosi i cili ka kalium, magnezium, sodium dhe vitamin C në sasi shumë të madhe, në një numër të vogël të kalorive dhe fibrave.
Kur uji nuk është aspak i ëmbël
Ne e kuptojmë: Askush nuk do të pijë ujë të thjeshtë kur ka shishe me ujë me shije të ndryshme për të zgjedhur. Por uji me shije shpeshherë bazohet në ëmbëlsues me zero-kalori që i shtohet ujit të thjeshtë. Për arsye se ëmbëlsuesit janë të lidhura ngushtë me rritjen e urisë dhe shtimin e peshës, shumë studime thonë se shishet komerciale me ujë të ëmbëlsuar mund të ju dëmtojë më shumë se sa që ju bëjnë mirë. Provoni t’i shtoni shije ujit të cezmës duke i hudhur as brenda limon, lime, kastravec, bostan, fruta të malit ose erëza të ndryshme. / Gazeta Shneta /