Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid-19.
Në Kosovë sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, janë regjistruar pesë raste të reja me Covid dhe 94 qytetarë të shëruar.
Ndërsa MSH ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë vaksinuar 1117 qytetarë derisa numri total ka arritur në afër 100 mijë doza të administruara. /Gazeta Shneta/