Pesë vajza dhe një djalë janë fëmijët e parë të lindur për vitin 2022 në spitalin special për gjinekologji dhe obstetrikë ‘European Clinic Kosova’.
“Në spitalin tonë kanë ardhur në jetë foshnjat e para të vitit 2022. Duke ju falënderuar prindërve për zgjedhjen dhe besimin në Spitalin European Clinic, foshnjeve ju dëshirojmë jetë të gjatë dhe të lumtur!”, thuhet në njoftimin e klinikës.
Prindërit i kanë pagëzuar fëmijët me këta emra: Maida, Morea, Ark, Andra dhe Ana.
Më poshtë mund t’i shihni fotot e engjëjve të vegjël. /Gazeta Shneta/