Jeni prindër të herës së parë? Një nga pytjet më të shpeshta që mund të ju sillen vërdallë është rritja e shëndetshme e bebit tuaj.
Andaj në cdo kontroll dhe vizitë tek pediatëri juaj, ju mund të informoheni më shumë rreth peshës së bebit, pastaj lartësisë duke analizuar në raport me muajin përkatës të fëmijës.
Sipas OBSH-së, thuhet se standardi i krijuar është ndjekur sipas një modeli të përgjithshëm ku ndër të tjera, pesha mesatare e një të porsalinduri është rreth 3.2 deri 3.4 kg.
Shumica e të porsalindurve me kushte të plota peshojnë diku nga 2.6 deri në 3.8 kg përcjell Gazeta Shneta.
Në lidhje me peshën mund të themi se shumë gjëra ose faktor kemi që ndikojnë në të, duke përfshirë: kohëzgjatjen e shtatëzanisë përshembull foshnjet e lindura parakohe janë më të vogla.
Sipas hulumtimeve thuhet se nëna duhanpirëse kanë tendencë të kenë fëmijë më të vegjël, ose dieta e dobët ushqyese poashtu mund të ndikon në peshë e të sapolindurit tuaj.
Në përgjithësi, gjatë gjashtë muajve të parë, një bebe rritet rreth një inç në muaj.
Gjatësia mesatare e një bebe e gjinisë mashkullore në gjashtë muajorin e parë është afërsisht 67.6 cm dhe një bebe e gjinisë femëore është rreth 65,7 cm. /Gazeta Shneta/