Pesha e ulët e trupit mund të ketë lidhje me depresionin

2017-04-21 në ora 14:25

Shkencëtarët tani kanë gjetur një lidhje në mes të qenit i thatë dhe depresionit, duke e konsideruar atë si dëshmia e parë e këtij lloji.

Megjithëse depresioni midis njerëzve të trashë është më i zakonshëm tek gratë sesa tek meshkujt, të dy gjinitë janë po aq të prirur për t’u ndjerë në depresion kur vjen puna te njerëzit e hollë shkruan The Independent, transmeton Gazeta Shneta.

Studimi u krye nga Universiteti Kombëtar i Mjekësisë në Seul, por ekspertët nuk kanë arritur në konkludim rreth kësaj çështjeje.

Ata theksuan se njerëzit në depresion mund të kenë më shumë gjasa të humbin peshë, ose mund të ketë gjasa që të qenit i hollë i bën njerëzit të jenë në depresion.

Hulumtuesit analizuan të dhënat nga 183 studime të ndryshme dhe nxorrën përfundimin se obeziteti gjithashtu rrit rrezikun e depresionit./Gazeta Shneta/