Dy kirurgë të njohur shqiptarë janë takuar sot në Tiranë.
Neurokirurgu Prof. Mentor Petrela është bërë sot nikoqir i një kolegu të tij nga Kosova, i cili mban edhe postin e ministrit të Shëndetësisë Prof. Rifat Latifi.
Ky takim ka ndodhur në ditën kur Latifi ka qëndruar për vizitë në Tiranë tek homologia e tij Ogerta Manastirliu.
Fotografinë e përbashkët të Latifit dhe Petrelës e ka postuar zëvendësministri Arsim Berisha.
Kujtojmë se Petrela është një nga neurokirurgët më të mirë në botë, ndërsa Latifi është profesor dhe kirurg i mirënjohur në SHBA. /Gazeta Shneta/