Neurokirurgu i mirënjohur shqiptar Prof. Dr. Mentor Petrela, u përzgjodh ndër 100 mijë neurokirurgët më të mirë në botë nga “World Academy of Neurological Surgery” në vitin 2014.
Drejtor i Shërbimit të Neurokirurgjisë në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, profesor Mentor Petrela, zgjidhet ndër 100 kirurgët më të mirë të botës. Revista shkencore, para disa vitesh ka njoftuar profesor Petrelën se vendin bosh në akademinë e ekselencës do ta zinte neurokirurgu shqiptar, pas vdekjes së njërit prej anëtarëve.
Për vite me radhë, Mentor Petrela ka qenë pjesë e strukturave botërore akademike, duke dhënë kontributin në kërkimin shkencor nëpërmjet publikimeve, nëpërmjet ligjërimit në konferencat e mbajtura gjatë këtyre dekadave, por edhe duke ofruar konsulencën e tij për punën e gjatë.
“World Academy of Neurological Surgery” tanimë ka pjesë edhe profesorin shqiptar, shefin e neruokirurgjisë, Mentor Petrelën.