Prodhuesi i medikamenteve në SHBA, Johnson&Johnson, ka paralajmëruar se për një kohë të pacaktuar do të pezullohet prova klinike e vaksinës anti covid.
Arsyjet e këtij pezullimi ishin për shkak të shfaqjes së një sëmundje të pashpjegueshme tek një nga vullnetarët, e cila deri më tani nuk dihet nëse ishte si shkak i vaksinës apo rastësi shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
“Sipas udhëzimeve, sëmundja e pjesëmarrësit/ses do të shqyrtohet dhe vlerësohet nga Bordi i Pavarur i Monitorimit të Sigurisë së të Dhënave (DSMB) si dhe nga mjekët”, ka thënë në një deklaratë kompania.
“Këto ngjarje janë pjesë e pritshme gjatë çdo studimi klinik, veçanërisht gjatë studimeve të mëdha.Ngjarjet e tilla nuk janë të rralla në provat klinike, dhe numri i tyre pritet që të rritet në provat që përfshijnë një numër të madh të pjesëmarrësve”, kanë thënë tutje kompania./GazetaShneta/