Qendra Klinike Universitare e Kosova ka pezulluar punën në ambulancat specialistike deri në një vendim tjetër.
Përmes një njoftimi është bërë e ditur se Komiteti i SHSKUK-së për pandeminë, ka marr vendim për të trajtuar vetëm rastet emergjente, shkruan Gazeta Shneta.
Njoftimi i plotë:
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se Komiteti për menaxhim të situatës me COVID-19, në nivel të ShSKUK-së, ka vendosur të pezullojë punën në objektin e ambulancave specialistike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Pezullimi i punës bëhet për shkak të gjendjes epidemiologjike në vend dhe rritjes së vazhdueshme të rasteve me Covid-19.
QKUK do të vazhdojë të ofrojë shërbime shëndetësore për rastet emergjente që kanë nevojë për trajtim mjekësorë.
Ky vendim do jetë në fuqi deri në një vendim tjetër!