Në marrëveshjen e fundit me vendet e Bashkimit Evropian (BE), Pfizer dhe Moderna kanë rritur çmimet e vaksinave të tyre.
Korporata farmaceutike dhe bioteknologjike, Pfizer, së bashku me Moderna kanë ngritur çmimet e vaksinës së tyre në marrëveshjen e fundit me vendet e Bashkimit Evropian shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Çmimi i mëparshëm i vaksinës Pfizer ishte 15.50 euro, kurse çmimi i tanishëm është 19.50 euro apo 23.15 dollarë.Ndërsa, çmimi i tanishëm i vaksinës Moderna ka arritur në 25,50 dollarë, sipas kontratës.
Komisioni Evropian ka bërë të ditur se BE është në rrugën e duhur për të arritur synimin e vaksinimit të plotë të të paktën 70 për qind të popullsisë deri në fund të verës.
Në muajin maj të këtij viti, BE është shprehur se pret të ketë më shumë se një miliardë doza të vaksinave deri në fund të muajit shtator./GazetaShneta/