Sipas Migraine Research Foundation mbi 1 miliardë njerëz në të gjithë botën vuajnë nga migrena e ky numër duket se rritet ndjeshëm vit pas viti.
1 në 4 familje ka një pjestar që vuan nga kjo sëmundje, e ndonëse nuk është e rrezikshme për jetën ,simptomat neurologjike të kësaj sëmundjeje ndikojnë negativisht në cilësinë e jetës. Krizat e migrenës mund të shoqërohet me probleme vizuale, të vjella dhe marramendje. Simptoma të tjera përfshijnë ndjeshmëri ekstreme ndaj dritës prekjes dhe erës.
Njerëzit që vuajnë nga migrena shpesh ndihen të pafuqishëm dhe bien pre e depresionit, ankthit dhe çrregullimeve të tjera.
Edhe pse medikamente të ndryshme mund të trajtojnë këtë sëmundje, ato shoqërohen me jo pak efekte anësore.
Living ndan me ju një mënyrë natyrale si të qetësoni dhimbjet e kokës dhe migrenën. Në një studim të publikuar në Journal of Herbal Medicine, hulumtuesit kanë dalë në përfundimin se kripa e himalajes së bashku me lëngun e limonit ndihmojnë në trajtimin e dhimbjeve të kokës.
Ajo që duhet të bëni është të shtrydhni lëngun e një limoni në një gotë me ujë e ta përzieni me 2 lugë kripë rozë (Himalaje). Dhimbja e kokës do të pushojë brenda pak minutave dhe kjo pije nuk ka asnëj efekt anësor.