Ne të gjithë e dimë që heqja e kileve të tepërta është një proces i vështirë dhe që kërkon vullnet të hekurt. Ekspertët bien dakord se gjëja më e rëndësishme për t’u bërë është zgjedhja me kujdes e ushqimit.
Ndërkohë që fatkeqësisht pjesa më e madhe e njerëzve në të gjithë botën nuk e frenojnë dot veten kur bëhet fjalë për ushqimin. Këtë e tregojnë më së miri edhe statistikat për rritjen e numrit të personave mbipeshë, veçënërisht adoleshentë.
Ndoshta dhe ju keni provuar shumë metoda, duke nisur që më palestrën apo regjime të rrepta ushqimore, të cilat mund të mos kenë funksionuar.
Mos u shqetësoni! Ne sot do t’ju tregojmë një truk dhe recetë të thjeshtë që do t’ju ndihmojë të humbisni peshë më shpejt sesa e mendoni. Kjo pije e përgatitur në kushte shtëpie është e rekomanduar edhe nga ekspertët.
Përbërësit:
1 filxhan me lëng domateje;
1/4 e filxhanit me lëng limoni;
1 lugë gjelle me xhenxhefil pluhur;
Gjysmë luge me spec;
2 degë selinoje;
Përgatitja:
Përzieni bashkë të gjithë përbërësit dhe pija juaj është gati. Këshillohet që ta pini 3 herë në ditë përpara konsumimit të vakteve./Shije.al