Konsumi i pijeve freskuese me sheqer nga nënat mund të çojë në një rrezik në rritje të indeksit të lartë të masës trupore që çon në mbipeshë tek fëmijët.
Gjetjet treguan se konsumi ditor i pijeve të ëmbëlsuara artificialisht, krahasuar me moskonsumimin e pijeve të tilla, shoqërohej me një rritje të mbipeshës tek foshnjat dhe një rritje të dyfishtë të rrezikut të një foshnje me mbipeshë në moshën një vjeç, transmeton Gazeta Shneta.
Rezultatet japin provat e para që konsumimi i ëmbëlsuesve artificial gjatë shtatzanisë mund të rrisë rrezikun e mbipeshës në fëmijërinë e hershme.
Rezultatet gjithashtu zbuluan se 27 përqind e nënave raportuan se konsumojnë pije të ëmbëlsuara artificialisht gjatë shtatzanisë.
Mosha mesatare e grave shtatzëna ishte 33 vjep dhe 6 përqind e foshnjave ishin në mbipeshë. /GazetaShneta/