Një pilulë COVID mund të ketë potencialin për t’i dhënë fund bllokimeve të përsëritura, sipas shkencëtarëve.
Një bari antiviral mund të jetë përgjigjja për ndalimin e koronavirusit “në gjurmët e tij”, njoftoi Kryeministri Boris Johnson javën e kaluar shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Nuk është e qartë se cilat barna do të studiohen në vazhdimësi. Deri më tani, i vetmi antiviral që i nënshtrohet provave klinike në Mbretërinë e Bashkuar është bari Favipiravir dhe rezultatet priten në gjashtë muaj e ardhshëm.
Sipas kryeinspektori të procesit, Kevin Blyth, ky do të ishte një hap i madh përpara nëse arrihet një kombinimi efektiv antiviral.
Profesori Blyth ka shpjeguar se barnat mund të jenë në gjendje të zvogëlojnë përhapjen dhe rrezikun e shfaqjes së shpërthimeve.
Gjithashtu do të funksiononin duke “vrarë” koronavirusin në trup nëse merret shpejt, brenda pak ditësh pasi të keni një test pozitiv Covid.
“I vetmi kandidat aktual për një bari antiviral është është Favipriavir. Ky bari u zhvillua fillimisht kundër gripit në Japoni, por ka patur disa suksese të hershme në hulumtimet në Kinë duke shpejtuar kohën për një person që pastron virusin nga sistemi dhe zvogëlon dëmtimin e mushkërive”.
Shkencëtarët në Britani zbuluan poashtu se kortikosteroidi Deksametazon trajtoi simptomat COVID dhe uli rrezikun e vdekjes së pacientëve të shtruar në spital të rëndë.
Pastaj kemi imunosupresori Tocilizumab që gjithashtu ka treguar benefite në luftën kundër COVID-19.
Për të vazhduar me Remdesivir, një bari antiviral që kishte një përfitim në rastet e rënda të Covidit.
Dhe në fund, Interferon beta, një proteinë të cilën trupi prodhon kur merr një infeksion viral, është në qendër të një prove të madhe në Mbretërinë e Bashkuar. /Gazeta Shneta/