Pirja gjatë shtatzënisë, një nga shkaktarët e vdekjes së foshnjës

2017-03-23 në ora 12:41

Konsumimi i tepruar i alkoolit gjatë shtatzënisë ose menjëherë pas lindjes, mund të jetë shkaktari i një nga gjashtë vdekjeve të menjëhershme të foshnjave.

Sipas kërkuesve, alkooli në mitër ose pas lindjes krijon një ambient të rrezikshëm për foshnjat e porsalindura, që mund të shkaktojë vdekje të foshnjave.

Kërkuesit kanë analizuar të dhënat e afro 77, 895 mijë grave të cilat kanë lindur nga viti 1983 deri në vitin 2005, me 21,841 prej tyre që ishin diagnostikuar si pirëse të alkoolit, derisa 56,054 nuk janë diagnostikuar.

Studiuesit gjetën 171 raste të vdekjes së menjëhershme të foshnjave që kishin ndodhur te gratë e diagnostikuara me problem të pirjes, krahasuar me vetëm 132 raste te nënat që nuk kanë pirë.

Rezultatet treguan se fëmijët e lindur nga nënat të cilat kishin pirë gjatë shtatzënisë, kishin rrezik shtatëfish më të rritur për vdekje të menjëhershme, krahasuar me foshnjat nënat e të cilëve nuk kishin problem me pirjen.

Foshnjat po ashtu kishin rrezik nëntë-herë më të rritur për sindromë të vdekjes së menjëhershme të foshnjës, kur nëna e tyre kishte pirë brenda gjithë vitit të parë pas lindjes, krahasuar me foshnjat e lindura nga nënat që nuk kishin pirë aspak.

Studimi është publikuar në revistën shkencore Pediatrics.