Pijet energjike janë plot me përbërës të shumtë, përfshirë kofeinën (përbërësin primar), taurinën, riboflavinën, piridoksinën, nikotinamidën dhe derivatet bimore, të cilat premtojnë rritjen e qëndrueshmërisë, krijojnë energji të qëndrueshme dhe përmirësojnë përqendrimin.
Sipas revistës mjekësore “Drug and Alcohol Dependence” Pak dihet për sigurinë e konsumit të tepërt akut dhe afatgjatë të këtyre përbërësve. Nga ana tjetër, ka pasur dëshmi në rritje që lidh konsumimin e pijeve të energjisë në pesë vdekje, të gjitha të shkaktuara nga aritmia kardiake pas konsumit të pijeve energjie.
Një gjë është e sigurtë, njerëzit që pinë pije energjetike mund të jenë në një rrezik më të lartë të toksicitetit të kafeinës në krahasim me ata që pinë pije të tjera si kafja ose pijet e gazuara. Meqë pijet tregtohen tek të rinjtë, shumica që i pijnë ato janë të pa përvojë në gjykimin e marrjes së duhur të kafeinës dhe janë më pak tolerues ndaj efekteve. Reklamat për pije energjetike zakonisht premtojnë një përmirësim të performancës, dhe disa pinë gabimisht mendojnë se “sa më shumë që merr është më mirë”. Përveç kësaj, nuk ka kërkesa për etiketim dhe disa pinë pa ditur se përbërësi kryesorë është kafeina.
Videoja më poshtë tregon më së miri se çfarë ndodh kur merr shumë pije energjetike. Videoja është vetëm për njerëzit mbi 21 vjeç dhe nuk preferohet për njerëzit me zemër të dobët.