Mendojeni trupin tuaj si një tempull. Është i juaji dhe mund të përdoret, por ka disa pika të shenjta që nuk duhet t’i prekni.
Hulumtimet tregojnë se duart luajnë një rol të madh në transmetimin e mikrobave. Edhe pas larjes së tyre, duart dhe gishtat ri-kontaminohen shpejt nga mjedisi rrethues me baktere.
Kjo është veçanërisht e vërtetë në qoftë se ju nuk keni prerë thonjtë kohët e fundit, ose keni luajtur ndonjë sport. Hulumtimet nga Uniersiteti i Nebraskës sugjerojnë se njerëzit që mbajnë unaza, ose mbajnë thonjtë e tyre 2 milimetra kanë më shumë tendenca të kanë më shumë mikrobe në duart e tyre, transmeton Gazeta Shneta.
Ata kanë gjetur se cilat pjesë janë më të ndijshme ndaj baktereve dhe kanë preferuar t’i prekin më rrallë.
FYTYRA
Duart e tuaja mund t’i përdorni për ta larë fytyrën tuaj apo të aplikoni kremëra për kujdesjen e saj. Por në raste të tjera, mbani duart larg nga fytyra. Vendosja e duarve tuaja në sipërfaqe të butë dhe pastaj kalimi i tyre në ballin tuaj, shton gjasat për t’u sëmurë. Gishtat tuaj përmbajnë yndyrë që mund të depërtojnë në poret tuaja.
TË PASMET
Pastrojeni dhe lejeni menjanë, mos e prekni shpesh prapanicën tuaj. Anusi përmban baktere që potencialisht mund të jenë të dëmshme.
SYTË
Asnjëherë mos i prekni sytë, vetëm në rast se mbani lente të syve. Përmes prekjes, mund të futni lehtësisht mikrobet në sytë tuaj. Këto mikrobe, mund të shkaktojnë skuqje të syve apo edhe ndonjë infeksion të frikshëm.
HUNDA
Një studim i vitit 2006, i publikuar në Gazetën për Infeksion dhe Epidemiologji Spitalore, tregoj se personat që fusnin gishtat në hundë kishin 51% të gjasave të barnin bakteret e staphylococcus aureus në hundët e tyre, sesa ata që preknin më rrallë ato./Gazeta Shneta/