Plagoset me armë zjarri avokati Azem Vllasi (Foto)

2017-03-13 në ora 08:07

Avokati i njohur Azem Vllasi është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm afër shtëpisë së tij në Prishtinë.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë treguar se viktima ka marrë plagë në kraharor nga persona të panjohur për momentin.

Vllasi është dërguar në Emergjencë për kurim të metejm ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke u marrë me rastin.

Burime nga policia kanë thënë se avokati Vllasi është plagosur nga një person i cili ka shkuar për ta angazhuar në një rast.

Vllasi nuk ka pranuar që ta përfaqësojë, ndërkohë gjatë fjalosjes, i dyshuari ka nxjerrë revolen dhe e ka plagosur Vllasin.

Avokati ka marrë plagë në krahun e majtë. Policia është afër zbulimit të të dyshuarit.

Policia e di se kush e ka dërguar këtë person te avokati. Insajderi e di identitetin e tij.

 17204376-1333859796660606-1451959815-n17269817-1333859733327279-1738825147-o