Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 14 raste pozitive me Covid-19 dhe një rast i vdekjes
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë (MSH) shkruan Gazeta Shneta.
” Nga 1.984 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.”, thuhet në njoftim.
Tutje, MSH-ja bën të ditur se janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105,310. Aktualisht, numri i rasteve aktive në vendin tonë është 171.
Që nga fillimi i procesit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 159,045 doza të vaksinës.
Vetëm në 24 orëshin e fundit janë dhënë 1,705 doza të vaksinës, kurse deri më sot janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës 30,552 qytetarë./GazetaShneta/