Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 1,816 testime të kryera janë konfirmuar pozitiv me covid-19 807 raste.
Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 14 pacientë si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga covid-19 shkruan GazetaShneta.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (87, 78, 56 vjeç), Fushë-Kosovë 2 raste (69, 51 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 73 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (87 vjeç), Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Podujevë 1 rast (85 vjeç), Rahovec 1 rast (70 vjeç), Shtime 1 rast (61 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (71 vjeç). “
“Numri total i rasteve pozitive është 32.022 raste nga 125.792 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 874 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Gjatë kësaj periudhe, 677 pacientë e kanë mposhtur betejën kundër covid-19, ndërsa numri i përgjithshëm është 19,024.
Nga 807 raste të reja të identifikuara sot, 349 prej tyre janë shënuar vetëm në kryeqytet.Ndërkohë, komunat tjera me raste pozitive janë: Podujevë 56 raste, Ferizaj 55 raste, Prizren 53 raste, Fushë-Kosovë 44 raste, Gjakovë 40 raste, Gjilan 29 raste, Lipjan 28 raste, Mitrovicë 18 raste, Obiliq 18 raste, Pejë 14 raste, Shtime 12 raste, Kamenicë 11 raste, Suharekë 10 raste, Viti 10 raste, Vushtrri 10 raste, Kaçanik 8 raste, Malishevë 8 raste, Drenas 7 raste, Deçan 5 raste, Rahovec 5 raste, Skenderaj 5 raste, Dragash 2 raste, Graçanicë 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Kllokot, Novobërdë, Shtërpcë dhe Zubin-Potok.
Aktualisht, vendi ynë ka 12,124 raste aktive./GazetaShneta/