Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka bërë të ditur se nga 5,502 testime të kryera janë konfirmuar 871 raste pozitive me Covid-19.
Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 12 pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (83, 79, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (65, 64 vjeç), Podujevë 2 raste (76, 65 vjeç), Lipjan 1 rast (84 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Skenderaj 1 rast (88 vjeç), Suharekë 1 rast (63 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 96.212 raste nga 462.166 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.960 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.
Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 642 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 80 mijë.
Komunat që regjistruan sot raste pozitive janë: Prishtinë 249 raste, Prizren 93 raste, Ferizaj 89 raste, Gjilan 69 raste, Mitrovicë 59 raste, Gjakovë 44 raste, Pejë 44 raste, Podujevë 32 raste, Vushtrri 29 raste, Fushë-Kosovë 26 raste, Kamenicë 17 raste, Lipjan 17 raste, Obiliq 14 raste, Klinë 11 raste, Malishevë 11 raste, Istog 10 raste, Kaçanik 9 raste, Shtime 9 raste, Viti 9 raste, Suharekë 7 raste, Drenas 6 raste, Dragash 5 raste, Rahovec 5 raste, Skenderaj 3 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Hani i Elezit, Kllokot dhe Leposaviq.
Aktualisht, vendi ynë po përballet me mbi 14 mijë raste aktive./GazetaShneta/