Gjumi është një problem për shumë familje me fëmijë të vegjël dhe në lidhje me përmirësimin e tij është nxjerrë në botim edhe një libër me titull “Fate la nanna” nga autori Eduard Estivill i cili është një neuoropsikiatër spanjoll dhe sjell për të gjithë prindërit një metodë tepër “efektive”.
Metoda Estivill
Kjo metodë u aprovua edhe nga Richard Ferber (drejtues ne “Center for pediatric sleep disorders” në Boston) dhe sipas tyre prindërit duhet të veprojnë si më poshtë:
- Në mbrëmje fëmija duhet të bëjë një banjo të ngrohtë, të veshë pizhamat, të dëgjojë një përrallë dhe më pas të vendoset në gjumë.
- Duhet të fiket drita e madhe dhe më pas fëmija të lejohet të flejë vetë, pra të mos ndërhyni ju duke e tundur apo duke e mbajtur në gji.
- Nëse fëmija qan nuk duhet ta mbani në krahë por ta siguroni me fjalë dhe prekje të lehta se jeni pranë tij dhe se e doni shumë, por që është ora e gjumit, dhe të dilni më pas nga dhoma.
- Fëmija duhet të mësojë që duke qarë nuk “fiton asgjë” dhe më pas do të mësohet të flejë pa ju.
Por a nuk është jo njerëzore të lesh fëmijën të qajë derisa të lodhet vetëm për ta mësuar si të flejë? A nuk do të ishte më mirë që fëmija të mbahej pranë dhe të bënte një gjumë të qetë? Megjithatë shumë prindër mendojnë se kjo metodë është efektive dhe tepër e pranueshme, përderisa është pranuar nga shkenca. Por e dini si e kanë quajtur këtë metodë disa prindër? Metoda “naziste”!
Gjithsesi Estivill mendon se kjo metodë do të ishte e përshtatshme për fëmijët mbi 36 muajsh duke qënë se tek më të vegjlit është normale që të mos bëjnë një gjumë të qetë përgjatë gjithë natës.
Një këshillë
Përpiquni të kuptoni gjithmonë nevojat e fëmijës dhe sipas tyre veproni, jo të gjithë fëmijët janë njësoj dhe zgjidhja nuk do të jetë e njëjtë për të gjithë. I jepni dashuri fëmijës, dhe nëse është e nevojshme një zgjidhje do të ishte edhe bashkimi i krevatëve. Dhe sigurisht edhe rutina e mbrëmjes! Metoda kaq të ashpra nuk e ndihmojnë aspak qetësimin dhe zhvillimin e mirë të fëmijës./pernenat.al/