Ju mund të vraponi ndërsa jeni shtatzënë, për sa kohë që keni vrapuar, ose jeni marr me këtë aktivitet edhe para shtatzënisë.
Shtatzënia vjen me shumë ndryshime trupore, dhe ju mund të pyesni se çfarë lloj aktiviteti fizik është i sigurt dhe çfarë jo shkruan BusinessInsider, përcjell Gazeta Shneta.
Për pjesën më të madhe, nëse keni qenë vrapuese para se të mbeteni shtatzënë, mund të vazhdoni të vraponi edhe gjatë shtatzënisë.
Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve, rekomandon të paktën 150 minuta në javë ushtrime aerobike me intensitet të moderuar për gratë shtatzëna.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Kjo mund të përfshijë vrapim ose një stërvitje tjetër që rrit rrahjet e zemrës tuaj dhe ju djersit, thotë Dr. Daniel Roshan.
“Ekzistojnë studime të shumta që tregojnë një korrelacion midis ushtrimeve të moderuara gjatë shtatëzënësisë dhe rezultateve pozitive për nënën dhe foshnjën gjatë shtatzënisë, lindjes dhe periudhës pas lindjes”, thotë Dr.Roshan.
Disa nga përfitimet e ushtrimit gjatë shtatzënisë përfshijnë: rreziku i zvogëluar i diabetit gestacional, preeklampsisë, kontroll më i mirë i shtimit të peshës, forcon zemrën dhe enët e gjakut.
Përveç kësaj, zvogëlon dhimbjen e shpinës dhe keni më pak mundësi që të paraqitet edhe kapsllëku.
Nëse vraponi ndërsa jeni shtatzënë, duhet të ulni ritmin dhe distancën tuaj për të zvogëluar lodhjen.
Për të vrapuar në mënyrë të sigurt, duhet gjithashtu të investoni në një palë këpucë të mira dhe të vraponi në terrene të barabarta.
Por nëse nuk jeni mësuar të vraponi, nuk duhet të filloni me këtë aktivitet gjatë shtatzënisë.
Gratë shtatzëna që nuk ishin fizikisht aktive para shtatzënisë mund të përfitojnë ende nga ushtrimet me ndikim të ulët gjatë shtatëzënësisë, si: ecja, noti, çiklizmi i palëvizshëm ose joga./Gazeta Shneta/